Ndërlidhjet

BERLIN


Ministrat e Jashtëm të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, do t'i diskutojnë sot në Berlin qëndrimet e tyre në lidhje me vendimin e Iranit për të rifilluar aktivitetet bërthamore.
Kryeministri britanik, Tony Blair, ka thënë se Irani do të nxirret para Këshillit të Sigurimit të OKB-së për sanksione të mundshme.
Edhe nënpresidenti amerikan Dick Cheney e ka mbështetur këtë deklaratë.
Presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinexhad, nuk i ka marrë parasysh kritikat ndërkombëtare, dhe ka thënë se Irani nuk do të frikësohet nga kërcënimet për sanksione.
XS
SM
MD
LG