Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në historinë më të re të Kosovës Imzot Mark Sopi do të mbetet një burrë i madh që gjithë jetën punoi për fe e për atdhe”, ka thënë presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, në telegram ngushëllimin që i ka dërguar Ipeshkvisë së Kosovës, me rastin e vdekjes së Imzot Mark Sopit. “Duke vepruar për forcimin e kishës katolike shqiptare, të Ipeshkvisë së Kosovës, që e drejtoi për një dekadë të tërë, u bë njeri i dashur dhe i nderuar për të gjithë popullin e Kosovës. Sot në këto momente të dhembjes, ndihem krenar që pata një mik të tillë, çfarë ishte Imzot Mark Sopi, të cilin gjithnjë e kisha krah të fortë pranë vetes në punët shtetërore, në momentet më të vështira e më të mira”, thuhet në telegram ngushëllimin e presidentit të Kosovës. Edhe shefi i Zyrës Amerikane në Prishtinë, Philip Goldberg, në emër të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Imzot Mark Sopit. “Kosova ka humbur një udhëheqës të madh fetar për të cilin do të ndihet mungesë e madhe gjatë këtij viti të rëndësishëm”, ka thënë zoti Goldberg, për të shtuar se jeta e Ipeshkvit Sopi iu përkushtua jo vetëm grigjës së tij katolike, por edhe kauzës së dialogut ndëretnik. Në telegram ngushëllimin e shefit të Zyrës Britanike, Mark Dickinson, Ipeshkvi Sopi cilësohet si njeri me vlera të jashtëzakonshme njerëzore dhe shpirtërore, i cili ka qenë i përkushtuar t’i kontribuojë paqes, tolerancës, pajtimit dhe mirëkuptimit në mes të të gjithë qytetarëve të Kosovës.
XS
SM
MD
LG