Ndërlidhjet

BERLIN


Ministrat e Jashtëm të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, u takuan sot në Berlin për të diskutuar qëndrimet e tyre në lidhje me vendimin e Iranit për të rifilluar aktivitetet bërthamore.
Kryeministri britanik, Tony Blair, i cili do të kryesojë takimin, ka thënë se Irani do të nxirret para Këshillit të Sigurimit të OKB-së për sanksione të mundshme.
Edhe nënpresidenti amerikan Dick Cheney e ka mbështetur këtë deklaratë.
Ndërkaq Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se javën e ardhshme përfaqësues nga SHBA, Rusia BE dhe Kina do të mbajnë në Londër konsultime mbi programin bërthamor të Iranit. Ai tha se vendimi i Tehranit për lëvizjen e teknologjisë, nuk është i
paligjshëm në pikëpamjen e ligjit ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG