Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Në Teatrin Kombëtar në Prishtinë sot është mbajtur një mbledhje përkujtimore për nder të imzot Mark Sopit, ipeshkv i Ipeshkvisë së Kosovës, i cili vdiq papritur nga një sulm në zemër, të mërkurën, më 11 janar.
Folësit e kanë theksuar angazhimin e tij fetar dhe kombëtar gjatë gjithë jetës, si dhe ndihmën dhënë institucioneve.
"Kosova mbeti pa protagonistin dhe kontribuesin e rëndësishëm të të gjitha progreseve", tha me këtë rast, kryeparlamentari Nexhat Daci.
Ndërkaq kryeministri Bajram Kosumi, e cilësoi imzot Sopin si një prej burrave më të mëdhenj të Kosovës, dhe një prej shtyllave kryesore të shtetit të ardhshëm të Kosovës.
Në këtë mbledhje morën pjesë drejtues të institucioneve, UNMIK-ut, të Kishës Katolike, si dhe përfaqësues të Zyrave diplomatike në Prishtinë.
Varrimi i imzot Mark Sopit bëhet nesër në vendlindjen e tij, në Binçë të Vitisë, ndërsa 14 janarin, presidenti Ibrahim Rugova e ka shpallur Ditë Zie në tërë Kosovën.
XS
SM
MD
LG