Ndërlidhjet

JERUSALEM


Ushtruesi i detyrës së kryeministrit izraelit, Ehud Olmert është takuar me dy të dërguarit amerikanë në Lindjen e Mesme për të diskutuar rreth zgjedhjeve parlamentare në territoret palestineze.
Në takim kanë marrë pjesë edhe zyrtarë të lartë të stafit të kryeministrit Ariel Sharon. Shtetet e Bashkuara janë përfaqësuar nga zyrtari i Shtëpisë së Bardhë, Eliot Abrams, ndihmës Sekretari i Shtetit, David Uelch, dhe ambasadori Richard Jones.
Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara janë të brengosura nga parashikimet zgjedhore që tregojnë përparësi të grupit islamik "Hamas", i cili nuk e njeh shtetin izraelit.
XS
SM
MD
LG