Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, janë shprehur sot për zgjidhje diplomatike të krizës bërthamore me Iranin. Gjatë konferencës për media në Uashington, presidenti Bush tha se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është hapi i ardhshëm logjik për zgjidhjen e krizës.
"Biseduam edhe rreth çështjes së Iranit dhe shprehëm dëshirën për zgjidhje me rrugë diplomatike, duke punuar së bashku", tha presidenti Bush.
Sipas tij, Irani nuk duhet lejuar që të zhvillojë armë bërthamore, sepse kjo do të paraqiste kërcënim për Izraelin dhe mbarë botën.
Ndërkaq, zonja Merkel tha se vendet perëndimore nuk frikësohen nga vendimi i Iranit për t'i rifilluar aktivitetet bërthamore.
"Mendoj se kaptinë shumë e suksesshme, për shembull, gjatë disa ditëve dhe javëve të kaluara, ishte ajo lidhur me Iranin. Për ne gjermanët është totalisht e papranueshme ajo që Irani e tha lidhur me Izraelin, dhe e konsiderojmë të rëndësishme që së bashku me Shtetet e Bashkuara, të kemi qëndrim të përbashkët", tha zonja Merkel.
Ajo ndodhet për vizitën e parë në Shtetet e Bashkuara që kur është zgjedhur kancelare.
XS
SM
MD
LG