Ndërlidhjet

PRISHTINË


Sot në Binçë të Vitisë bëhet varrimi i imzot Mark Sopit, ipeshkv i Ipeshkvisë së Kosovës, i cili vdiq të mërkurën nga një sulm në zemër.
Në Katedralen e Kishës Katolike në Prizren, në mesditë mbahet "Mesha e dritës", kurse varrimi bëhet në vendlindjen e të ndjerit, në orën 14.00.
Në ceremoninë mortore pritet të marrin pjesë udhëheqës të lartë të institucioneve dhe përfaqësues të jetës fetare e kulturore në Kosovë.
Presidenti Ibrahim Rugova e ka shpallur 14 janarin Ditë Zie në tërë Kosovën.
XS
SM
MD
LG