Ndërlidhjet

UASHINGTON


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara, ka thënë se është e rëndësishme që aleatët të diskutojnë edhe për çështje rreth të cilave nuk pajtohen. Ajo ishte kritike për qendrën e paraburgimit në Guantanamo, por, presidenti amerikan, George Bush, nuk i pranoi këto kritika, duke thënë se ky burg është esencial për mbrojtjen e amerikanëve.
"Guantanamo është pjesë esenciale e mbrojtjes së popullit amerikan. Derisa të vazhdojë lufta kundër terrorizmit dhe të ekzistojë kërcënimi, ne duhet t'i mbajmë njerëzit që do të bënin keq, në një sistem që i trajton ata njerëzishëm, dhe për të cilët vendos drejtësia", ka thënë presidenti Bush.
XS
SM
MD
LG