Ndërlidhjet

logo-print

ISLAMABAD


Pakistani ka dënuar sulmet amerikane në veriperëndim të vendit në fshatin Damadola. Të premten në mengjes nëe këtë zonë, pranë kufirit me Afganistanin, u vranë 18 persona dhe u tha se ishte eliminuar zëvendës- lideri i Al-kaidës, Ajman al-Zavahiri, por më vonë ky fakt u rrëzua. Ministri i Informacionit Sheikh Rashid Ahmed tha për gazetarët se qeveria e Pakistanit kërkon të sigurohet që incidente të tilla të mos ndodhin përsëri. Ai tha se do te thërritet ambasadori amerikan në Pakistan në zyrën e politikës së jashtme.
Ndërkaq në Damadola me mijëra njerëz kanë protestuar sot duke u përleshur me policinë, dhe duke thënë se janë vrarë civilë të pafajshëm.
XS
SM
MD
LG