Ndërlidhjet

PRISHTINË


Sot në Kishën e Shën Ndout në Binçë të Vitisë është varrosur Ipeshkv i Ipeshkvisë së Kosovës, imzot Mark Sopit, i cili vdiq të mërkurën nga një sulm në zemër. Në ceremoninë e varrimit dhe në meshën që është mbajtur në mesditë në Prizren kanë marrë pjesë personalitete të rëndësishme të klerit katolik nga Vatikani, Venediku dhe vendet e rrajonit, si dhe përfaqësues të jetës fetare e politike të Kosovës.
Presidenti Ibrahim Rugova e ka shpallur 14 janarin Ditë Zie në tërë Kosovën.
XS
SM
MD
LG