Ndërlidhjet

BRUKSEL


Analizat tek pacienti i dyshuar për grip të shpezëve në Belgjikë, rezultuan negative. Ai ishte kthyer dy ditë më parë nga Turqia, pas një vizite në rajonin e prekur nga virusi. Një ditë pas shfaqjes së simptomave të gripit, vizitori u shtrua në spital.
Ministri i Shëndetësisë së Belgjikës Rudy Demote konfirmoi se testet treguan që pacienti nuk ishte infektuar me virusin H5 N1.
Ndërkaq në Turqi një grua, e cila ishte e infektuar me gripin e shpezëve, u lirua sot nga spitali, pas trajtimit efikas me medikamente.
XS
SM
MD
LG