Ndërlidhjet

PRISHTINË


Qindra njerëz janë mbledhur sot për të shënuar 7 vjetorin e masakrës së Reçakut, ku forcat serbe patën vrarë 45 shqiptarë.
Kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, tha se Reçaku ishte vendi ku krimi i Serbisë u bë publik dhe filloi liria e Kosovës. Ai ka shtuar se 7 vjet pas kësaj ngjarje, Kosova është në rrugë të mbarë për ta zgjidhur statusin politik të saj.
Më 15 janar të vitit 1999, shefi i atëhershëm i Misionit Verifikues të OSBE-së, ambasadori Uilliam Uoker, këtë ngjarje e pati cilësuar si masakër dhe krim kundër njerëzimit. Masakra në Reçak është cilësuar edhe si një prej ngjarjeve kryesore që kanë sforcuar vendosmërinë e NATO-s për të filluar fushatën ajrore kundër caqeve ushtarake të ish-Jugosllavisë.
XS
SM
MD
LG