Ndërlidhjet

JERUSALEM


Kryeministri izraelit Ariel Sharon vazhdon të jetë në gjendje kome, 11 ditë pas gjakderdhjes masive në tru.
Zëdhënësi i spitalit "Hadashah", Jael Bosem Levi, tha se gjendja e kryeministrit vazhdon të jetë e pandryshueshme, por stabile. Ai bëri të ditur se zoti Sharon nuk ka pësuar ndonjë infeksion dhe parametrat jetësore si pulsi, ritmi i frymëmarrjes dhe temperatura, janë normale.
Ndërkohë, Prokurori i Përgjithshëm sot pritet të njoftojë për vendimin që ushtruesi i detyrës së kryeministrit, Ehud Olmert, të vazhdojë të kryejë këtë detyrë deri në zgjedhjet e 28 marsit.
XS
SM
MD
LG