Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Qindra vetë janë mbledhur sot për të shënuar 7 vjetorin e masakrës së Reçakut, në të cilën nga forcat serbe u vranë 45 shqiptarë.
Kryeministri Bajram Kosumi gjate homazheve që ka bërë sot në mëngjes në varrezat e kompleksit përkujtimor në Reçak ka thënë se ka qenë ky vendi, ku krimi i Serbisë është bërë publik dhe se nga fshati Reçak edhe ka filluar liria e Kosovës. Kryeministri Kosumi u shpreh se Kosova është në rrugë të mbarë për të fituar pavarësinë.
“Besoj fuqishëm se ky vit do të shënojë edhe përmbylljen e këtij proçesi në bërjen e shtetit të Kosovës”, tha Kosumi në Reçak i cili shoqërohej nga bashkëpunëtorët e tij.
Ndërkohë, po sot në Prishtinë do të mbahet një akademi përkujtimore kushtuar masakrës së Reçakut, në të cilën pritet të marrin pjesë personalitete politike e publike të Kosovës.
Në aktapdinë e Tribunalit të Hagës për krime lufte në Kosovë kundër Sllobodan Millosheviçit dhe bashkëpunëtorëve të tij, vend të veçantë zë masakra e Reçakut.
XS
SM
MD
LG