Ndërlidhjet

ANKARA


Një vajzë ka vdekur sot e dyshuar me gripin e shpezëve-kanë bërë të ditur doktorët në lindje të qytetit të Vanit. Ndërkaq sot në darkë po priten rezultatet e testimeve që i janë bërë vajzës, për të kuptuar nëse ajo ishte infektuar me virusin vdekjeprurës H5 N1. Dhe vëllai i saj 5 vjeçar ishte në gjendje të rëndë shëndetësore kur iu nënshtrua analizave për grip të shpezëve.
Po sot nje djalë 5 vjeç u shtrua ne spitalin e Stambollit i dyshuar me infektim. Nëse konfirmohet, ky do të jetë rasti i parë i gripit në pjesën perëndimore të Turqisë.
Të paktën 18 njerëz janë prekur nga kjo sëmundje në Turqi, ku 3 kanë vdekur dhe 4 pacientë janë shëruar.
XS
SM
MD
LG