Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Ministri i Jashtëm i Serbisë –Mali i Zi Vuk Drakoviç tha sot se vendi duhet të zgjidhë sa më parë problemet e bashkpunimin me Tribunalin e Hagës, ose rrezikon "pasoja dramatike"- njofton agjensia Associated Press.
Drashkoviç tha se qëllimi kryesor i partisë së tij "Lëvizja e Ripërtëritjes serbe" është që kjo pengesë me Hagën, të kapërcehet.
"Pasojat për ne janë dramatike, bisedimet mes Brukselit dhe Beogradit mund të rrezikohen"–deklaroi Drashkoviç. Sipas Agjensisë Associated Press, mosdorëzimi i të kërkuarve për krime lufte, mund të dobësojë pozicionet e Serbisë në bisedimet për statusin e Kosovës, që pritet të fillojnë nga fundi i janarit në Vjenë.
XS
SM
MD
LG