Ndërlidhjet

TEHERAN


Ministri i Jashtëm i Iranit Manoucher Mottaku ka akuzuar BE për një reagim të tepruar lidhur me kërkimet bërthamore dhe i sugjeroi unionit ti kthehet negociatave. Motaki paralajmëroi se Irani do të ndërpresë bashkëpunimin me inspektorët e vëzhgimit të KB dhe Agjensisë Bërthamore Ndërkombëtare, nëse çeshtja e Iranit i referohet Këshillit të Sigurimit.
Ndërsa Ministri i Ekonomisë dhe Financave të Iranit Davoud Jaafari tha se sanksionet e mundshme ekonomike të perëndimit ndaj programit bërthamor të Iranit, mund të sjellin një krizë botërore të naftës.
Po sot Përfaqësuesi i Lartë për Siguri dhe Politikë të Jashtme në BE Javier Solana, tha se shpreson se presioni ndërkombetar do ta kthejë Iranin në bisedime.
XS
SM
MD
LG