Ndërlidhjet

logo-print

MONROVI/LIBERI


Sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice tha se bota duhet të veprojë shpejt që rastin e Iranit ta dërgojë në Këshillin e Sigurimit.
Rice tha se Uashingtoni dëshiron që Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore të mbajë një mbledhje urgjente sa më shpejt të jetë e mundur.
Në Londër, përfaqësuesit e 5 vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit plus Gjermania, do të diskutojnë sot strategjinë e përbashkët për programin kontraverz bërthamor të Iranit.
Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca kanë kërkuar mbledhje të posaçme të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, që çështja e Iranit të dalë në Këshillin e Sigurimit për sanksione të mundshme, por ky hap deri tash nuk është mbështetur nga Kina dhe Rusia.
XS
SM
MD
LG