Ndërlidhjet

XHAKARTË


Autoritetet e shëndetësisë në Indonezi thanë se gripi i shpezëve qe shkaktari i vdekjes së një vajze 13 vjeçare. Nëse testet konfirmohen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, atëherë kjo do ta çojë në 77 numrin e të vdekurve në Azi nga virusi H5N1.
Edhe në Turqi vazhdojnë testet për të konstatuar shkaqet e vdekjes së një vajze 12 vjeçare, e cila dje ndërroi jetë. Nëse konstatohet virusi, vajza do të jetë viktima e katërt nga gripi i shpezëve në Turqi.
Dje edhe një fëmijë 5-vjeç u shtrua në spitalin e qytetit Van në Turqinë lindore nën dyshimin e infektimit me virusin H5N1.
XS
SM
MD
LG