Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në gjykatën Komunale në Prishtinë ka filluar procesi gjyqësor kundër kryetarit të Partisë së Re të Kosovës Bujar Bukoshit, në bazë të aktpadisë private të ngritur nga zëvendës kryeministri Adem Salihaj, i cili Bukoshin e akuzon për shpifje.
Çështja arriti në gjyq pas deklaratave të z.Bukoshi se z.Salihaj ka paguar mito prej 160 mijë eurosh për postin e zëvendës kryeministrit.
Ky i fundit ka ngritur edhe një aktpadi tjetër kundër kryetarit të Kuvendit të Ferizajt, Faik Grainca, të cilin gjithashtu e akuzon për shpifje.
Z.Grainca pat akuzuar zëvendës kryeministrin e Kosovës për shpërdorim të detyrës derisa ishte kryetar i Kuvendit Komunal të Ferizajt.
XS
SM
MD
LG