Ndërlidhjet

LONDËR


Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania, po diskutojnë sot në Londër rreth krizës bërthamore me Iranin.
Diplomatët e 5 vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit plus Gjermania, pritet ta shqyrtojnë nxjerrjen e rastit të Iranit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Para takimit, Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, ka thënë se bota duhet të veprojë shpejt që këtë çështje ta nxjerrë në Këshill të Sigurimit.
Ndërkaq, sekretari i Jashtëm britanik, Xhek Strou, tha se Teherani duhet ta dëshmojë se programi i vet bërthamor është paqësor.
"Është përgjegjësi e Iranit që ta sigurojë komunitetin ndërkombëtar se programi i vet bërthamor ka vetëm qëllime paqësore. Por besueshmëria, kam frikë se është dëmtuar rëndë nga historia e mashtrimeve të Iranit", u shpreh Strou.
Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania, kanë kërkuar që Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore të mbajë një takim të veçantë për dërgimin e Iranit në Këshillin e Sigurimit, për sanksione të mundshme.
XS
SM
MD
LG