Ndërlidhjet

KABUL


Presidenti afgan, Hamid Karzai, i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të mos e braktisë Afganistanin, 4 vjet pas dëbimit të regjimit taliban.
Duke folur në rezidencën e tij në Kabul, Karzai shprehu shqetësimin se Afganistani do të mund të përdorej nga terroristët si vend strehim për sulme në Evropë dhe Amerikë.
Ai gjithashtu shprehu keqardhje për vdekjen e diplomatit kanadez i cili u vra dje nga një sulm vetëvrasës në Kandahar. Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm.
XS
SM
MD
LG