Ndërlidhjet

SANTIAGO


Për herë të parë Kili ka zgjedhur një grua për presidente të vendit. Socialistja Michele Bachelet fitoi 53 përqind të votave në zgjedhjet e djeshme.
"Kush ka besuar para 20, 10 apo edhe 5 vitesh se Kili do të zgjedhë një grua për presidente", ka thënë zonja Bachelet, pas shpalljes së rezultateve të para.
54 vjeçarja Bachelet ka qenë e burgosur gjatë diktaturës së gjeneralit Augusto Pinochet, në vitet 1973-1990.
XS
SM
MD
LG