Ndërlidhjet

logo-print

ROMË


Një zyrtar i lartë i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi, i ka paralajmëruar vendet fqinje të Turqisë që të marrin masa shtesë kundër gripit të shpezëve.
Drejtori i divizionit të shëndetësisë dhe prodhimit të kafshëve, Samuel Juci, tha se kjo sëmundje tashmë mund të ketë dalë jashtë kufijve të Turqisë.
"Kjo është një sëmundje ndërkombëtare dhe nuk ka asnjë arsye për të besuar se virusi, i cili është zbuluar në Turqi, të mos i ketë kaluar tashmë kufijtë e saj. Prandaj, ne duhet të veprojmë përtej Turqisë", tha Juci.
XS
SM
MD
LG