Ndërlidhjet

VJENË


Takimi i parë formal midis ndërmjetësve ndërkombëtarë të Kombeve të Bashkuara, të udhëhequr nga ish-presidenti finlandez, Marti Ahtisari, dhe përfaqësuesve të Kosovës e të Serbisë dhe Malit të Zi, do të mbahet në Vjenë më 25 janar, i ka thënë agjencisë AFP, zëdhënësja e Ahtisarit, Hua Tiang. Sipas saj, takimi do të fokusohet në çështjen e decentralizimit, dhe pritet që të dy qeveritë t'i zgjedhin përfaqësuesit e tyre të cilët do t'i paraqesin platformat për këtë çështje.
Bashkimi Evropian, NATO-ja dhe OSBE-ja pritet që t'i dërgojnë vëzhguesit e tyre në takim.
Zoti Ahtisari sot ka marrë pjesë në mbledhjen e Grupit të Kontaktit, përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Rusisë, me qëllim të diskutimit për statusin e ardhshëm të Kosovës.
Në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, i cili ka thënë se mbledhja ministrore e Grupit të Kontaktit do të mbahet më 31 janar në Londër. Sipas tij, takimi i sotëm ishte përgatitje për takimin e Londrës.
Zoti Petersen tha se "Qeveria e Kosovës është e vetëdijshme për rëndësinë e bisedimeve më 25 janar prandaj mendoj se ata po përgatiten për këtë takim".
XS
SM
MD
LG