Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kardinali dhe patriarku i Venedikut, Angelo Scola, është takuar sot në Kosovë me udhëheqësit më të lartë të institucioneve.
Kardinali Scola ka thënë se Evropa ka nevojë për një vend siç është Kosova.
"Kosova duhet të bëhet në një vend me plot të rinj, një vend për të cilin Evropa ka nevojë", është shprehur kardinali Scola, pas takimeve me kryeparlamentarin Nexhat Daci dhe kryeministrin Bajram Kosumi.
Ndërkaq, udhëheqësit e institucioneve të Kosovës i kanë premtuar zotit Scola se do të vazhdojnë të ruajnë paqen dhe tolerancën mes njerëzve të Kosovës.
XS
SM
MD
LG