Ndërlidhjet

MOSKË


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, rikonfirmuan sot marrëdhëniet e fuqishme ndërmjet dy vendeve.
Pas takimit, zonja Merkel tha se i ka shprehur Putinit brengosjen e saj për çështjet e të drejtave të njeriut, si në Çeçeni, dhe për ligjin e ri që kufizon punën e organizatave joqeveritare.
Merkel foli edhe për rritjen e shkëmbimeve tregtare me Rusinë, të cilën Putin e cilësoi si një "zonë të re të pashkelur".
Tema të tjera që janë diskutuar gjatë vizitës së parë të kancelares gjermane në Rusi, ishin edhe Ballkani, Lindja e Mesme, presidenca ruse e G-8-s dhe politika energjetike.
XS
SM
MD
LG