Ndërlidhjet

ANKARA


Turqia sot e konfirmoi edhe viktimën e katërt njerëzore nga gripi i shpezëve, ndërsa fqinjët e saj kanë marrë masa të veçanta për pengimin e sëmundjes.
Testet laboratorike kanë konfirmuar se vajza 12 vjeçare e cila ka vdekur të dielën në qytetin Van, ishte e infektuar me virusin H5N1.
Ndërkohë, një zyrtar i lartë i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi, i ka paralajmëruar vendet fqinje të Turqisë që të marrin masa shtesë kundër gripit të shpezëve.
XS
SM
MD
LG