Ndërlidhjet

LONDËR/ MOSKË


Zyra e kryeministrit britanik Tony Bler tha se Britania është e hapur për bisedime që do të evitonin dërgimin e çështjes së Iranit në Këshillin e Sigurimit, duke shtuar se Londra preferon një zgjidhje diplomatike të krizës, mes perëndimit dhe Iranit për programin bërthamor.
Ndërkaq Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se sanksionet nuk do të ishin rruga më e mirë për të bindur Iranin që ti verë veshin shqetësimeve ndërkombëtare për këtë çështje.
Ndërsa në Pekin, Ministria e Jashtme tha se nje zgjidhje diplomatike do të ishte në interes të të gjitha palëve.
XS
SM
MD
LG