Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Stefan Lehne, i dërguari i Bashkimit Evropian për statusin, i cili ndodhet për vizitë në Kosovë, sot është takuar me sekretarin e përgjithshëm të PDK-së, Jakup Krasniqin. Temë dominuese e takimit ishte procesi i decentralizimit në Kosovë.
"Pala kosovare duhet të tregojë se është e gatshme t'u ofrojë të gjitha komuniteteve një të ardhme të qetë dhe të sigurtë", ka thënë zoti Lehne, duke shprehur besimin e tij se ky përcaktim do të duhej të ishte strategjia bazë për bisedimet për statusin.
Ndërkaq, Jakup Krasniqi tha se i kishte prezantuar zotit Lehne parimet bazë të Prishtinës për këtë proces dhe qëndrimin e partisë më të madhe opozitare se ky proces mund zbatohet vetëm pas statusit, në një Kosovë të pavarur ku të gjithë qytetarët do t'i gëzonin të drejtat e barabarta.
Zoti Lehne është takuar edhe me ministrin e pushtetit lokal, Lutfi Hazirin, si dhe kryeparlamentarin Nexhat Daci.
XS
SM
MD
LG