Ndërlidhjet

PEKIN


Në konferencën ndërkombëtare për gripin e shpezëve që ka përfunduar sot në Pekin, vendet dhe organizatat pjesëmarrëse premtuan rreth 1.8 miliardë dollarë për parandalimin e sëmundjes. Kjo shumë përfshin rreth 334 milionë të Shteteve të Bashkuara, 250 milionë të Bashkimit Evropian, dhe kredinë e miratuar nga Banka Botërore prej 500 milionë dollarë.
Në një mesazh përmes videos, presidenti i Bankës, Pol Volfovic, ka thënë se këto para do t'ju ndihmojnë vendeve që të mbrohen nga kërcënimi i epidemisë.
"Askush nga ne nuk mund ta dijë nëse ky virus do të shpërthejë në epidemi globale, por mund të jemi të sigurtë se investimet që po i bëjmë tani kanë për qëllim ta pengojnë dhe kontrollojnë përhapjen e virusit", tha zoti Volfovic.
XS
SM
MD
LG