Ndërlidhjet

logo-print

PEKIN


I dërguari i Shteteve të Bashkuara për programin bërthamor të Koresë së Veriut, ndihmës sekretari i Shtetit, Kristofer Hill, ka shkuar sot në Pekin për të diskutuar me zyrtarët kinezë rreth procesit të bisedimeve 6 palëshe, të cilat kanë ngecur.
Zëdhënësi i ambasadës amerikane tha se zoti Hill do të ketë një varg takimesh me zyrtarët kinezë, por nuk pritet që atje të takohet edhe me ndonjë përfaqësues të Penjanit.
Vitin e kaluar është arritur progres në këto bisedime pasi Koreja e Veriut është pajtuar t'i çmontojë armët bërthamore në shkëmbim të ndihmave dhe garancive për sigurinë e saj.
XS
SM
MD
LG