Ndërlidhjet

MOSKË


Ministri i Jashtëm francez, Filip Duste-Blazi, do të shkojë sot në Moskë për të diskutuar rreth përgjigjes ndërkombëtare ndaj programit bërthamor të Iranit.
Me qëllim të nxitjes së Rusisë për t'i përkrahur sanksionet e mundshme ndërkombëtare, në moskë ka shkuar sot edhe një delegacion i zyrtarëve izraelitë për çështje bërthamore dhe të sigurisë.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Moska ende nuk e gatshme për referimin e çështjes në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Ushtruesi i detyrës së kryeministrit izraelit, Ehud Olmert, ka thënë se Izraeli nuk do ta lejojë të ketë armë të shkatërrimit në masë, askënd që e kërcënon ekzistencën e shtetit hebrej.
XS
SM
MD
LG