Ndërlidhjet

PRISHTINË


Përgatitja e takimit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit me 25 Janar në Vjenë ku do të diskutohej proçesi i decentralizimit dhe organizimit të ri të administratës lokale në Kosovë ka qenë tema qendore e bisedimeve të të derguarit të BE për statusin e Kosovës Stephan Lehne, me liderët kosovarë. Lehne është njoftuar nga zyrtarëet vendore lidhur me parimet bazë të miratuara për reformat në pushtetin lokal. Ai tha se decentralizimi paraqet një prej çështjeve kryesore në proçesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës, duke pasur parasysh se me këto reforma synohet të zgjidhet dhe pozita e pakicës serbe në Kosovë. Pavarësisht pozicioneve krejtësisht të kunderta ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për zhvillimin e këtij prçesi, Lehne tha se proçesi është ende në fazën fillestare dhe nuk mund të paragjykohet se nuk do të ketë sukses në bisedimet ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe.
Ndërkaq Ministri i Pushtetit Lokal Lutfi Haziri e siguroi Lehne se është i gatshëm të përfaqësoj palën kosovare në takimin e Vjenës. Por sipas Hazirit për pjesëmarrjen e tij në këtë takim atij i duhet dhe miratimi nga Delegacioni i Kosovës. Ndërkohë Lehne ka takuar sot në Mitrovicë përfaqesuesit politike të komunitetit serb.
XS
SM
MD
LG