Ndërlidhjet

SARAJEVË


Policia serbe e Bosnjes tha sot se ka filluar kërkimet ndaj Ratko Mladiç. Kërkimet e policisë erdhën pas njoftimeve për fshehje të të shumëkërkuarit për krime lufte, pranë pjesës lindore të qytetit të Zepas. Zëdhënësi i policisë Radovan Pejiç tha se në këtë zonë gjendej baza e luftës ku për herë të fundit në mesin e vitit 2003, u raportua se Mladiçi fshihej në një bunker nëntokësor.
Serbisë dhe pjesës serbe të Bosnjes i është shtuar presioni nga Perëndimi për të ekstraduar në Hagë, Ratko Mladiç dhe Radovan Karadziç.
XS
SM
MD
LG