Ndërlidhjet

MOSKË


Ministri i Jashtëm francez, Filip Duste-Blazi, rrefuzoi kërkesën e Iranit për mbajtjen e negociatave lidhur me programin e tij bërthamor. Kryediplomati francez tha se Republika Islamike duhet më parë të ndalojë aktivitetin bërthamor. Këto komente Ministri i Jashtëm francez i bëri në kohën kur po viziton Moskën për të diskutuar rreth përgjigjes ndërkombëtare ndaj programit bërthamor të Iranit.
Po sot në Moskë, një delegacion ekspertësh te çështjeve bërthamore të Izraelit u takua me zyrtarë ruse të Agjensisë Federale Bërthamore në perpjekje për të bindur Rusinë që të mbështesë sanksionet ndërkombëtare kundër Iranit.
Ndërkaq Presidenti i Iranit Ahmadinejad tha sot se rezoluta e BE hartuar nga Britania, Gjermania dhe Franca mbi referimin e Iranit në Këshillin e Sigurimit, është e motivuar politikisht.
XS
SM
MD
LG