Ndërlidhjet

BAGDAD


Njerëz të armatosur kanë sulmuar sot një kompani telefoni mobil Orascom në Bagdad, ku janë vrarë të paktën 9 njerëz. Raportohet se dy inxhinerë të huaj që punonin për kompaninë rezultojnë të zhdukur.Ndërkaq rrëmbyesit e gazetares amerikane, Gjil Karol, në Irak, janë kërcënuar se do ta vrasin atë, në qoftë se Shtetet e Bashkuara nuk i lirojnë të gjitha femrat e burgosura, brenda 72 orëve.
Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se qeveria amerikane po i bën të gjitha përpjekjet për ta liruar gazetaren sa më parë që është e mundur.
XS
SM
MD
LG