Ndërlidhjet

PEKIN


Në konferencën ndërkombëtare për gripin e shpezëve që ka përfunduar sot në Pekin, vendet dhe organizatat pjesëmarrëse premtuan rreth 1.9 miliardë dollarë për parandalimin e sëmundjes. Kjo shumë përfshin rreth 334 milionë të Shteteve të Bashkuara, 250 milionë të Bashkimit Evropian, dhe kredinë e miratuar nga Banka Botërore prej 500 milionë dollarë.
Në një mesazh përmes videos, presidenti i Bankës, Pol Volfoviç, ka thënë se këto para do t'ju ndihmojnë vendeve që të mbrohen nga kërcënimi i epidemisë.
XS
SM
MD
LG