Ndërlidhjet

VJENË


Lideri i partisë më të madhe opozitare në Kosovë. Hashim Thaci tha se "ajo që ne duam është pavarësia e plotë e jo autnomi". Ai më tutje u shpreh se "i gjithë populli i Kosovës do të përfitojë nga pavarësia e jo vetëm shqiptarët".
Këto komente zoti Thaci i bëri sot para gazetarëve në Vjenë pas takimit me të dërguarin e Kombeve të Bashkuara për bisedimet për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari.
Agjensia Associated Press raporton se në këtë takim ishte diskutuar axhenda e bisedimeve të parapara për 25 Janar.
Hashim Thaci tha se "është shumë optimist per proçesin e negociatave sepse ajo për të cilën angazhohemi ne, e duan të gjithë kosovarët".
XS
SM
MD
LG