Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


SHBA dhe BE thanë se nuk shohin të arsyeshme mbajtjen e bisedimeve të mëtejshme për programin bërthamor të Iranit. Qëndrimi u bë i ditur sot nga Sekretarja Amerikane e Shtetit Condoolezza Rice, gjatë takimit me Shefin për Siguri dhe Politikë të Jashtme të BE Javier Solana. Zonja Rice tha se SHBA është duke vazhduar bisedimet me anëtaret e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Kina dhe Rusia se çfarë do të bëhet me Iranin.
"Mendoj se të dy vendet kanë shprehur shqetësimin e tyre të madh për atë çfarë ka bërë Irani dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me ta për kursin e të ardhmes"-tha kryediplomatja amerikane.
Ndërkaq Presidenti i Iranit Ahmadinejad tha sot se rezoluta e BE hartuar nga Britania, Gjermania dhe Franca mbi referimin e Iranit në Këshillin e Sigurimit, është e motivuar politikisht.
XS
SM
MD
LG