Ndërlidhjet

logo-print

PEKIN


Kina ka bërë thirrje për "vetëpërmbajtje dhe durim" lidhur me çështjen bërthamore të Iranit, dhe insistoi që problemi të zgjidhet me dialog dhe diplomaci.
Britania, Franca dhe Gjermania kanë kërkuar mbledhje urgjente të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore më 2 shkurt.
Çështja e Iranit do të jetë tema kryesore e takimit të sotëm në Moskë të ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov dhe homologut të tij francez Philippe Douste-Blazy.
Rusia ka propozuar të shtyhet vendimi që çështja e Iranit të referohet në Këshillin e Sigurimit. Qëndrimi u bë i ditur nga shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së Javier Solana, pas takimit që pati me Sekretaren amerikane të Shtetit.
Ndërkaq Condoleezza Rice tha se Irani nuk duhet të lejohet që të zhvillojë apo të posedojë armë bërthamore.
XS
SM
MD
LG