Ndërlidhjet

JERUSALEM


Një sulmues palestinez me bombë ka shpërthyer sot në një zonë shumë të populluar të Tel Avivit, duke shkaktuar 15 të plagosur. Policia izraelite njofton se shpërthimi ndodhi në një zonë tretgtare. Ngjarja u mor përsipër nga grupi islamik Jihad, i cili e cilësoi atë si një akt hakmarrjeje ndaj Izraelit. Lideri palestinez Mahmoud Abas tha se sulmi kishte për qëllim të sabotonte pritshmërinë e zgjedhjeve parlamentare të 25 Janarit. Ndërsa Izraeli tha se autoritetet palestineze nuk po bëjnë mjaftueshëm në luftën kundër militantëve.
XS
SM
MD
LG