Ndërlidhjet

BUDAPEST


42 ushtarë sllovakë të KFOR-it kanë vdekur kur aeroplani me të cilin ata po ktheheshin nga Kosova është rrëzuar, njoftoi sot ministria e Brendshme hungareze.
Shefi i njësisë për parandalimin e fatkeqësive, Tibor Dobson, tha se në aeroplan ndodheshin 43 ushtarë, ndërsa vetëm një ka shpëtuar.
Aeroplani AN-24 është nisur dje pasdite nga Prishtina drejt bazës sllovake "Kosice". Ai është përfshirë nga flaka, pak para se të arrinte në destinacion, afër qytetit Telkibaja të Hungarisë.
XS
SM
MD
LG