Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara e kanë refuzuar ofertën e kushtëzuar për armëpushim, nga videokaseta që i atribuohet Osama Bin Ladenit.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Scot McClellan, tha se Shtetet e Bashkuara nuk negociojnë me terroristët.
Zëri në kasetën që e ka transmetuar televizioni arab "Al Xhazira", ka thënë se Al Kaida është e gatshme për armëpushim, nëse trupat amerikane tërhiqen nga Iraku.
Agjencia Qendrore e Zbulimit (CIA) ka thënë se zëri duket të jetë i bin Ladenit.
Kjo është hera e parë e paraqitjes së tij që nga dhjetori i vitit 2004.
XS
SM
MD
LG