Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Forcat e sigurisë irakiane në Bagdad dhe në disa rajone të mëdha janë në gatishmëri të lartë sot, para shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 15 dhjetorit në Irak.
Rreth 5 mijë ushtarë shtesë janë vendosur në kryeqytet dhe kanë ngritur pika të reja kontrolli.
Sipas rezultateve të pjesëshme, aleanca e partive shiite ka fituar shumicën e vendeve në parlamentin 275 anëtarësh, por jo aq sa të mund të qeverisin pa hyrë në koalicion me ndonjë forcë tjetër.
Nga zhvillimet tjera në Irak njoftohet se 4 civilë janë vrarë nga shpërthimi i një bombe në qendër të Bagdadit. Sipas policisë, bomba kishte për cak një konvoj të ushtrisë amerikane.
Po sot, Adnan Sulaimi, njëri nga udhëheqësit më me ndikim sunit, u ka bërë thirrje rrëmbyesve të gazetares amerikane Xhil Karol që ta lirojnë atë. Rrëmbyesit janë kërcënuar se do ta vrasin nëse qeveria nuk i liron të gjitha femrat e burgosura.
XS
SM
MD
LG