Ndërlidhjet

logo-print

BRATISLLAVË/PRISHTINË


Presidenti sllovak, Ivan Gashparoviq u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave të aeroplanit ushtarak të Sllovakisë, nga përplasja e të cilit janë vrarë së paku 42 vetë. Me këtë aeroplan, trupat sllovake në përbërje të misionit paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë, KFOR po ktheheshin në vendin e tyre. Presidentin Gashparoviq e ngushëlluan presidenti aktual dhe ish presidenti i Çekisë, Vaclav Klaus dhe Vacllav Havell, presidenti i Hungarisë Laslo Sholiom, sekretari i përgjithshëm i Natos, Jap de Hop Shefer e të tjerë.
Komandanti i Kforit në Kosovë, Gjuzepe Valoto, në ngushëllimin e tij drejtuar qeverisë dhe popullit sllovak, pos tjerash, ka thënë se do të nderohet kujtimi për ushtarët e vdekur, duke punuar me të njejtin elan, ashtu siç kanë punuar gjatë misionit të tyre në Kosovë, vetë ushtarët që vdiqën. Në shenjë nderimi për ushtarët sllovakë që humbën jetën duke u kthyer nga misioni, Kuvendi i Kosovës, në senacën e sotme, mbajti një minutë heshtje. Zyrtarë të lartë kanë thënë se nga përplasja e aeroplanit ushtarak sllovak në vendin Hejce, afro 250 kilometra në veri-lindje të Budapestit, ka shpëtuar vetëm një person.
XS
SM
MD
LG