Ndërlidhjet

MOSKË


Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka thënë sot se ministria e tij nuk mund ti zgjidhë të gjitha problemet lidhur me ksenofobinë dhe jotolerancën në Rusi. Në këtë aspekt ai kërkoi që qeveria, grupet fetare dhe organizatat publike ti kushtojnë më tepër kujdes edukimit të shoqërisë. Këto komente zoti Lavrov i bëri pas takimit të tij me rabinin më të lartë në Moskë, Bert Lazar. Rabini Lazar i tha zotit Lavrov se ai sheh paraqitje të ndjenjave të urrejtes kundër hebrenjëve dhe minoriteteve të tjera etnike në Rusi. Ky takim u bë pasi më 11 janar një i ri rus i armatosur me thikë depërtoi në një sinagogë në Moskë dhe plagosi 8 persona.
XS
SM
MD
LG