Ndërlidhjet

TEHERAN


Guvernatori i Bankës Qendrore e Iranit, Ebrahim Shiebani ka konfirmuar sot se ky vend do të filloj trasferimin e të hollave që mbahen në xhirollogaritë e jashtme. Ai nuk tha se sa është shuma e parave që mendohet të transferohen. Më herët ai pat thënë se Irani është i gatshëm që të gjitha parat në bankat e jashtme ti kthejë në vend, nëse kjo gjë paraqitet e domosdoshme. Agjencitë e lajmeve raportojnë se Irani mund të ballafaqohet me sanksione lidhur me programin e tij bërthamor nëse për këtë çështje vendoset të diskutohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG