Ndërlidhjet

BRUKSEL/PRISHTINË


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Shefer shfaqi sot "keqardhje të thellë" për vdekjen e pjesëtarëve të ushtrisë sllovake, që humbën jetën nga rrëzimi i aeroplanit mbrëmë vonë në vendin Hejce, 250 kilometra në verilindje të Budapestit. Ai ngushëlloi familjet e atyre që humbën jetën dhe popullin e Sllovakisë. Zoti Shefer tha se "ata po i shërbenin çështjes së paqes në Kosovë, duke ndihmuar sjelljen e stabilitetit dhe të sigurisë për popullin e atjeshëm". Ngushëllime dërgoi edhe komandanti i misionit paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë, KFOR, që udhëhiqet nga NATO-ja, Gjuzepe Valoto. Duke i shprehur ngushëllimet e tij, kryeadministratori i Kosovës, Soren Jessen-Petersen
theksoi "kontributin e rëndësishëm të kontigjentit sllovak për KFOR-in dhe për ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në Kosovë". Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova dhe kryeministri Bajram Kosumi u dërguan telegrame ngushëllimi zyrtarëve më të lartë të Sllovakisë. Në to thuhet se "ushtarët sllovakë shërbenin për paqe dhe demokraci në Kosovë". Kuvendi i Kosovës me një minutë heshtje nderoi viktimat që humbën jetën nga përplasja e aeroplanit ushtarak sllovak.
XS
SM
MD
LG