Ndërlidhjet

logo-print

JERUSALEM


Një zyrtar i lartë izraelit sot ka akuzuar Iranin dhe Sirinë për planifikimin dhe financimin e sulmit të djeshëm vetëvrasës me bombë në Tel Aviv, nga i cili u plagosën 30 vetë. Këto akuza i bëri këshilltari i lartë i kryeministrisë së Izraelit, Raanan Gissin:
- Ne kemi dëshmi të mjaftueshme dhe konkrete sa i përket këtij sulmi. Financimi vjen nga Teherani, planifikimi nga Damasku, pasi atje është selia e Xhihadit islamik, ndërsa ekzektuimi nga celulat lokale të Xhihadit islamik nga Nablusi, tha zotit Gissin. Zyrtarë sirianë dhe iranianë i kanë hedhur poshtë këto akuza.
XS
SM
MD
LG